Live

Dy të lënduar nga aksidenti në Raushiq të Pejës

21:38 / 31 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Raushiq të Pejës.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur ne fshatin Raushiq-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 2 persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Shpërndaje në

U Kopjua