Live

Dy të lënduar nga dy vetaksidente në Duhël të Suharekës

18:44 / 03 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e dy vetaksidenteve që kanë ndodhur rreth mesditës së të mërkurës në fshatin Duhël të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Njëra nga veturat, siç shihet edhe në pamje, është rrokullisur.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka proceduar me rastet”, tha Bytyçi.

Shpërndaje në

U Kopjua