Live

Dy të vdekur në aksidentin në Astrazup të Malishevës

18:03 / 05 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Dy persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Astrazup të Malishevës, të premten.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor.

Shpërndaje në

U Kopjua