KosovaLive ka marrë vesh që dy personat e vdekur sot nga aksidenti në Astrazup të Malishevës janë një burrë dhe një grua.
Të dy raportohet se kanë qenë rreth 60 vjeç, dhe mbiemri i tyre është Popaj.
Ndërkaq personi i tretë që ka mbetur i lënduar rëndë ishte në automjetin tjetër, dhe raportohet se është vajzë.
Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, më herët tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50.
“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.