Live

Dyshohet për 11 raste të vjedhjeve në shtëpi e lokale, prangoset i dyshuari në Pejë

13:54 / 28 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia në Pejë ka arritur ta arrestojë një person të dyshuar për 11 raste të vjedhjeve.

Forcat e rendit atje janë në kërkim edhe të një personi tjetër, të dyshuar për të njëjtat vepra.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, stacioni policor në Pejё, me datёn 26.08.2025, pas njё pune intensive nga hetuesit e këtij stacioni, kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar, i cili nё bashkëveprim edhe me njё të dyshuar tjetёr tё cilёt nё muajin (qershor, korrik dhe gusht), kanё kryer njёmbёdhjetё vepra penale tё vjedhjes sё rёndё”.

“Kёto vjedhje tё rёnda janё kryer nё shtëpi dhe lokale tё ndryshme nё qytetin e Pejёs, ku nga tё dyshuarit janё vjedhur para dhe sende tё ndryshme”.

“Pas intervistimit i dyshuari nga hetuesit, nё prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndërsa i dyshuari tjetёr momentalisht ёshtё nё arrati, mirëpo ёshtё i njohur pёr Policinё”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua