Live

Dyshohet për sulm terrorist në paradën e titullit të Liverpoolit

20:40 / 26 Maj 2025

Nga Kosova Live

Shërbimet e emergjencës kanë rrethuar zonën ku kaloi autobusi i Liverpoolit në paradën e titullit të Ligës Premier, pas raportimeve për një incident të rëndë.

Pasi ngritën trofeun të dielën në ‘Anfield’, yjet e Liverpoolit festuan titullin e 20-të të ligës me një paradë nëpër qytet, ndërsa lojtarët e Arne Slot u përshëndetën nga qindra mijëra tifozë që mbushnin rrugët.

Por të hënën në mbrëmje, në rrjetet sociale u shfaqën imazhe dhe video që lidheshin me një incident tronditës në qendër të qytetit, ku u pretendua se një makinë kishte goditur këmbësorët në Water Street, pranë Dale Street.
Fotografitë, të bëra nga një pamje ajrore, tregonin një makinë të zezë në rrugë, me oficerë policie të pranishëm së bashku me një makinë zjarrfikëse, shkruan telegrafi.

Siç shihet në fotografitë që po qarkullojnë, disa ambulanca mbërritën shpejt në vendngjarje dhe pak më vonë, Liverpool Echo mori një deklaratë nga policia e Merseyside, e cila dha një përditësim dhe konfirmoi se një burrë ishte ndaluar në vendngjarje. 

“Aktualisht po merremi me raportime për një aksident trafiku rrugor në qendër të qytetit të Liverpoolit”, thuhet në deklaratë.

“Na kontaktuan pak pas orës 18:00 sot, të hënën, më 26 maj, pas raportimeve se një makinë ishte përplasur me një numër këmbësorësh në rrugën Water.

“Makina u ndal në vendngjarje dhe një mashkull është arrestuar. Shërbimet e emergjencës janë aktualisht në vendngjarje. Do të publikojmë më shumë përditësime sapo t’i kemi”, kanë thënë policia.

Një video e filmuar nga një ndërtesë aty pranë shfaqi disa këmbësorë që po goditeshin me shpejtësi njëri pas tjetrit, ndërsa tifozët e tmerruar shikonin atë çfarë po ndodhte.

Shpërndaje në

U Kopjua