Live

E dhimbshme: Ky është personi që u gjend pa shenja jete në vendin e tij të punës në Prishtinë

11:58 / 22 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Podujevë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se personi që u gjend i vdekur është Smaijl Rama, rreth 55-vjeçar, i cili ishte rojtar në një objekt.

Rasti ka ndodhur te Agjencia e Regjistrimit Civil, teksa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Shpërndaje në

U Kopjua