Live

E dhimbshme: Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

08:19 / 20 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ka vdekur drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu.

Lajmin e hidhur sot në mëngjes e dhanë familjarët.

Ajo ishte duke u përballur me një sëmundje të rëndë.

Për shërimin e saj, u kërkua edhe ndihmë, por fatkeqësisht ajo nuk ia doli.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të Gretës, kishte raportuar edhe Klankosova.tv.

Reagimi i plotë i familjes:

Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun

(Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi)

Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë e dashura jonë:

GRETA KRYEZIU (vajza e halles)

Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë, t’i falë mëkatet, ta bëjë banore të Xhenetit Firdeus dhe familjes e të afërmve t’u dhurojë durim e forcë.

Shpërndaje në

U Kopjua