Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga partnerët e tyre.
Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi, në një familje në Prishtinë.
I dyshuari u denoncua fillimisht nga ish e dashura e tij për dhunë teksa kanë qenë në të njëjtin lokal.
I dyshuari e ka goditur viktimën 22-vjeçare me grushte nëpër trup si dhe e ka goditur me shishe qelqi.
E reja është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ta marrë trajtimin e duhur.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar.
Ky i fundit gjatë intervistimit e ka mohuar se ka ushtruar dhunë dhe ka deklaruar se ka pasur kacafytje, ndërsa motivi dyshohet se lidhet me xhelozinë nga te dyja palët.
Ndaj te dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.