Tashmë gjithçka ka përfunduar, Granit Xhaka do të transferohet tek skuadra angleze, Sunderland.Futbollisti shqiptar do të largohet nga Leverkuseni, për t’u rikthyer në Premierligë, por tani tek skuadra e Sunderlandit.
Eksperti i merkatos ndërkombëtare, Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja midis klubeve dhe lojtarit është arritur, me Sunderland që do të paguajë 20 milionë euro për shërbimet e Xhakës.Mesfushori do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare, deri në vitin 2027.