Live

E mitura nga Vushtrria pas përfundimit të mësimit nuk kthehet në shtëpi, babai e raporton në polici

09:59 / 24 Mars 2024

Nga Kosova Live

Një prind në komunën e Vushtrrisë ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është zhdukur, shkruan Reporteri.net.

Ai ka bërë të ditur se vajza pas përfundimit të mësimit nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet se ku ndodhet.

Rasti po hetohet.

Njoftimi i policisë:

PERSON I ZHDUKUR

Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri / 22.03.2024 – 11:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare nuk është kthyer në shtëpi pasi që ka përfunduar mësimin dhe nuk dihet se ku gjendet. Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në

U Kopjua