Live

Edhe Australia njeh Palestinën

16:36 / 21 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Menjëherë pas njohjes së Palestinës nga Kanadaja, dhe Mbretëria e Bashkuar, edhe Australia ka ndjekur shembullin.

Në një deklaratë, kryeministri Anthony Albanese thotë se “Australia njeh aspiratat legjitime dhe të kahershme të popullit të Palestinës për një shtet të vetin”.

Ai thotë se kjo vjen paralelisht me Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar që po bëjnë të njëjtën gjë.

Letra e Albanese vazhdon: “Presidenti i Autoritetit Palestinez ka ripohuar njohjen e së drejtës së Izraelit për të ekzistuar dhe ka dhënë angazhime të drejtpërdrejta ndaj Australisë, duke përfshirë angazhimet për të mbajtur zgjedhje demokratike dhe për të miratuar reforma të rëndësishme në financa, qeverisje dhe arsim. 

“Organizata terroriste Hamas nuk duhet të ketë asnjë rol në Palestinë”. / Klankosova.tv 

Image

Shpërndaje në

U Kopjua