Live

‘Edhe pse pranoi fajin, mbetet i lirë në Serbi’: Ambasadorët kërkojnë që Radojiçiq të sillet para drejtësisë

20:17 / 24 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Të martën është bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku një grup i armatosur serb i financuar nga Serbia hynë në Kosovë me synim aneksimin e veriut. Gjatë ditës, ambasadorët e vendeve aleate kanë kujtuar rreshterin policor, Afrim Bunjaku si dhe kanë kërkuar që organizuesit të sillen para drejtësisë.

Ambasadorë të vendeve të ndryshme, kanë marrë pjesë në homazhet tek varri i Afrim Bunjakut, i cili mbeti i vrarë si pasojë e këtij sulmi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier u shpreh:

“Sot iu bashkova Qeverisë së Kosovës dhe kolegëve diplomatë për të kujtuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të Banjskës, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe pritshmërinë tonë, që autorët dhe të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë krim të tmerrshëm, të mbahen plotësisht përgjegjës”.

Shpërndaje në

U Kopjua