Live

Edi Rama: Jam në negociata ta sjell Lamin Yamalin në Tiranë

09:29 / 10 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është në diskutime për të pritur një nga ngjarjet më prestigjioze të futbollit evropian, edicionin kontinental të Globe Soccer Awards.

Gjatë rubrikës së tij në rrjetet sociale Sy më Sy, Rama tha se Tirana dhe Madridi janë dy vendet me të cilat po negociohet për këtë eveniment të rëndësishëm të sportit ku marrin pjesë yjet e futbollit botëror, event që mbahet çdo vit në Dubai.

“Jemi në diskutim për të sjellë në Tiranë, në Shqipëri por me 95% në Tiranë edicionin evropian të Globe Soccer Awards, të çmimit të globit të futbollit. Është një eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme, sa i përket edicionit të vetë global në Dubai dhe për edicionin evropian organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Dikur evente të tilla ishin të paimagjinueshme, por propozimet po na vijnë edhe vetë tani. Kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë”, tha Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua