Njohësi i çështjeve politike, Ilir Mirena, ka bërë një reagimi në rrjetin social në Facebook, ku ka komentuar veshjen e shtrenjtë të kandidates për deputete, Edona Llaloshi, nga radhët e LVV-së, duke thënë se, një rrip që kushton mbi 570 dollarë, ‘‘diqysh nuk po shkon’’, në ‘‘partinë e varfanjakëve’’ të VV-së.
Mirena ka ironizuar me këtë çështje, duke e pasur parasysh që në të kaluarën VV-ja dhe anëtarët e saj, kanë qenë kritikë të mëdhenj ndaj partive të tjera në lidhje me pasuritë që ata kanë pasur dhe, shpenzimet që ata i bëjnë.
‘S’kam asgje kunder gjerave luksoze, perkundrazi. Me pelqejne, e sipas xhepit jo qe s’kisha shpenzu ne gjana te tilla.
Ama, rrypi Valentino, 570 Dollare, ne partine e varfanjakeve te majte qe gjithe diten e vajtojne klasen punetore, diqysh nuk po shkon…’’, ka shkruar ai.