Live

Ekskluzive: Aksioni i Antidrogës në Prizren – arrestohen dy persona, u kapën me drogë

20:55 / 07 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Për një rast të tillë, kanë rënë në pranga edhe dy persona në komunën e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Dyshja janë arrestuar nga Policia, pasi fillimisht kishin tentuar të ikin – por të njëjtit janë kapur pasi janë ndjekur nga njësiti i Antidrogës.

Pas kontrollit, siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali, Policia ka gjetur dhe sekuestruar pesë qese me drogë të llojit kokainë dhe mbi 20 paketime me kokainë.

Po ashtu Antidroga ka sekuestruar edhe një motoçikletë, dhe rreth 500 euro dhe disa thika.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, njëri prej tyre është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi kërkohej për një rast tjetër, ndërsa tjetri është ndaluar për 48 orë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...