Live

Ekskluzive: Arrestohet anëtari i VV-së në Podujevë pasi e sulmoi sekretarin e degës së LDK-së

18:11 / 16 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka njoftuar mbrëmë se sekretari i saj, Besim Latifi, është sulmuar nga bashkëpunëtori i ngushtë i kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

Për rastin sot është arrestuar zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Rastin e arrestimit e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua