Është arrestuar Astrit Mehmeti i njohur me njofkën “Llepota”, i cili ndodhej në arrati për më shumë se një vit.
Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet e saj se Llepota është arrestuar në një vend turistik të premten në Spanjë, dhe pritet të ekstradohet në Kosovë.
Ai është arrestuar në bazë urdhërarresti ndërkombëtarë, lidhur me rastin e plagosjes në në Duplex.
Gazeta Insajderi pati raportuar për rastin ku Llepota kishte plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës “Duplex”, para një viti e gjysmë në Prishtinë.
Astrit Mehmeti, kishte qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.
Grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të “Duplex” ishin gjuajtur me armë zjarri në hyrje të klubit të natës. Brenda disa sekondave ishin dëgjuar të krisura armësh, të cilat kanë krijuar panikë tek qytetarët e pranishëm.
Kjo nuk ishte hera e parë që Astrit Mehmeti ishte përfshihet në probleme në kryeqytet.
Mehmeti ishte ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vendosje të vetëgjyqësisë në lokalin e natës “Che Bar – Te Labi” në Prishtinë.
Prokuroria Themelore e Prishtinës i kishte thënë Insajderit në gusht të këtij viti, disa ditë pas ngjarjes në “Che Bar”, se asnjë person nuk dyshohej për sulm në lokalin që ndodhet në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë.