Live

Ekskluzive: Bie në prangat e Policisë Kened Bezhi i kërkuar për rastin e të shtënave me armë në Prizren

16:41 / 08 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Pas një muaji në arrati, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin e tretë për rastin e gjuajtjes me armë në rrugën “Pal Paluca” në Prizren. Fillimisht janë kapur dy të dyshuarit e tjerë, ndërsa tashmë grupi është kompletuar, me prangosjen edhe të personit që ishte arratisur, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit të tretë e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për të dyshuarin, Kened Bezhi, rreth 25-vjeçar.

Bezhi po dyshohet për të shtënat me armë më 11 shtator, vepër kjo të cilën e ka pranuar gjatë intervistimit nga hetuesit policorë.

Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar para disa javësh edhe dy të dyshuarit e tjerë Jeton Palokaj, i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe Bernard Bytyqi, për moslajmërim të veprës penale.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...