Live

Ekskluzive: Këta janë katër të arrestuarit për përleshjen fizike dje në Prishtinë

09:10 / 06 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Disa persona përfunduan në prangat e Policisë pas një përleshje fizike që ndodhi në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. Për motive akoma të panjohura, të dyshuarit u kapën mes vete mëngjesin e djeshëm dhe tashmë ndodhen në ndalim, raporton Gazeta Sinjali.

Fillimisht janë identifikuar tre prej tyre e më pas janë zbuluar edhe dy të dyshuar të përfshirë në incident.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të arrestuarit jamë Nexhat IsmailiEgzon RexhepiJeton Sadiku dhe Gazmend Fazliu.

Ndërsa i dyshuari tjetër është B. Korenica- i cili është dërguar në Psikiatri për trajtim mjekësor dhe po ruhet nga Policia.

Katër të dyshuatit e parë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë ku janë lënduar dy  persona. Lidhur me këtë rast janë deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit)”, ka thënë ajo për Sinjalin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...