Live

Ekskluzive: Ky është 24 vjeçari që dyshohet për dhunimin e të miturës në Prishtinë

20:26 / 14 Janar 2025

Nga Kosova Live

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht.

Një rast i tillë është raportuar edhe më 7 janar në Prishtinë.

Rasti dyshohet se ka ndodh në Kolovicë dhe viktimë është një vajzë 17-vjeçare.

Për rastin dyshohet 24 vjeçari: Dardan Rrustemi.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në stacion, ku edhe është intervistuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...