Live

Ekskluzive: Ky është personi që u kap me drogë nga Policia në Gjilan, dërgohet në mbajtje

12:45 / 22 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi edhe në fshatin Velekincë të Gjilanit, ku një person është ndaluar nga Policia si i dyshuar për përdorim të substancave narkotike.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Shqiprim Robelli, ku i dyshuari fillimisht është munduar t’i shmanget policisë dhe i njëjti ka goditur veturën zyrtare duke tentuar të largohet.

Ai është arrestuar më pas nga Policia dhe gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 13.33 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 9.4 gramë substancë e dyshuar e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua