Live

Ekskluzive: Marko Abramovic arrestohet në Mal të Zi për krime lufte në Kosovë

19:29 / 17 Janar 2025

Nga Kosova Live

Marko Abramovic, i dyshuar për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë, është arrestuar në Mal të Zi më 15 janar 2025.

Ai akuzohet për pjesëmarrje në Masakrën e Mejës.

Kështu ka mësuar Gazeta Insajderi nga burime brenda autoriteteve malazeze, të cilat kanë konfirmuar arrestimin e Abramovic.

Ndërkohë autoritetet kosovare kanë filluar procedurat për ekstradimin e tij në Kosovë për t’u përballur me akuzat.

Masakra e Mejës ishte vrasja masive e 377 civilëve shqiptarë të Kosovës nga policia serbe dhe forcat e Ushtrisë serbe, kryer më 27 prill 1999 në fshatin Meja, afër qytetit të Gjakovës, gjatë Luftës së Kosovës.

Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...