Live

Ekskluzive: Punonjësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë kapet me drogë, përfundon në ndalim

20:29 / 15 Janar 2025

Nga Kosova Live

Abuzimi me substanca narkotike po vazhdon të mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Kështu ndodhi edhe së fundmi në Prishtinë, ku përfundoi në pranga punonjësi i një institucioni.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se një shofer i Gjykatës Themelore në Prishtinë është kapur me substanca narkotike në rrugën “Xhemail Mustafa”.

I dyshuari është ndalur teksa ishte në lëvizje me veturën e tij dhe pas kontrollit, zyrtarët policorë i kanë gjetur drogë të llojit marihuanë dhe kokainë.

Droga e ndarë në qese është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varëEkskluzive: Punonjësi i Gjykatës Themnelore në Prishtinë kapet me drogë, përfundon në ndalimsisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...