Live

Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale

11:13 / 13 Janar 2025

Nga Kosova Live

Eksperti i mjekësisë forenzike, William Goodwin, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë në procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Ai pyetet lidhur me raportet që i ka përpiluar.

Eksperti Goodwin po jep përgjigje lidhur me gjasat e lidhjes gjenetike mes viktimave në aktakuzë dhe atyre që pretendohet se janë familjarët e tyre. Goodwin ka dhënë dëshmi mbi ekspertizën e tij edhe në gjykimin e Pjetër Shalës.

Gjykata Speciale rifilloi sot punën pas pushimit dimëror, ku procesi i rregullt do të mbahet nga e hëna në të enjten, nga ora 09:00.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur të pranojnë me shkrim dëshmitë e dy dëshmitarëve.

Më 2024 u mbajtën gjithsej 107 seanca, kurse në total janë kaluar 182 ditë në sallën e gjyqit që nga fillimi i gjykimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...