Live

Emërohet kreu i ri i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnjën

19:09 / 30 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Eurodeputeti kroat Davor Ivo Stier është zgjedhur kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, thuhet në njoftim, transmeton N1.

Delegacioni do t’i kushtojë vëmendje të veçantë perspektivës evropiane të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe reformave që duhet të zbatohen në rrugën drejt Bashkimit Evropian, thuhet në njoftim.

“Si kryesues i këtij delegacioni, unë bashkë-kryesoj dy komisione të përbashkëta parlamentare: Komisionin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim me BE-BiH dhe Komisionin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim me BE-Kosovë. Pas marrjes së statusit të kandidatit, BiH tani ka mundësinë të arrijë dhe të përmbushë axhendën e reformave, e cila është në interes të popujve dhe qytetarëve përbërës të BiH dhe vetë Bashkimit Evropian. Me këtë synim, synoj që në tetor të mbaj një seancë të komisionit të përbashkët parlamentar. Kosovës i është premtuar edhe një perspektivë evropiane, dhe unë synoj të punoj me përkushtim për këtë në bashkëpunim me kolegët e mi nga Parlamenti Evropian dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Paqja, siguria, dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe zbatimi i rendit kushtetues në tërë territorin e Republikës së Kosovës do të jenë çështje prioritare në punën e Qeverisë”, tha Stier.

Sfidat gjeopolitike, shkruan ai, me të cilat po përballet BE kërkojnë një angazhim më të fortë në Evropën Juglindore.

Në këtë drejtim, stabiliteti dhe siguria në BeH dhe Kosovë janë të një rëndësie vendimtare për të gjithë kontinentin.

Diplomacia parlamentare evropiane do të japë kontributin e saj duke promovuar vlerat e paqes, lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit në dialog dhe bashkëpunim me kolegët e komisioneve të përbashkëta parlamentare BE-BiH dhe BE-Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...