Migjen Fazliu, figurë e njohur nga Gjilani, ka njoftuar se ai që katër ditë nuk ka rrymë në shtëpinë e tij, në Gjilan.
“Sipas informatave që i kam, është dhënë vendimi që n’Gilan n’shesh me çdo kusht mos me u ndal rryma për shkak të shtëpizave dhe organizimit aty. Ndërsa unë jam në ditën e katërt pa rrymë në shtëpi”, shkruan ai në Facebook.
“Unë nuk e di deri kur duhet me duru. Deri kur është boll. Kurrkush nuk po merret me lagjen ku jam unë”.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Sipas informatave që i kam, është dhënë vendimi që n’Gilan n’shesh me çdo kusht mos me u ndal rryma për shkak të shtëpizave dhe organizimit aty. Ndërsa unë jam në ditën e katërt pa rrymë në shtëpi.
Unë nuk e di deri kur duhet me duru. Deri kur është boll. Kërkujt nuk po merret me lagjen ku jam unë.
Para 3 viteve ka qenë problemi i mbingarkesës edhe për pak i kom ndal fqinjët mos me kallë me benzin trafon. Mandej patën ardhë punëtorët edhe e kanë rregullu, gjë që ia dijmë për nderë.
Tash, jo që nuk kam me i ndal, po me shumë gjasë do ta inicoj vetë kalljen e trafos.
O ndalne për krejt njejtë, o po e kallim krejt. Nuk është fer në shesh mos me u ndalë, e në kurriz të tij me qendru tjerët në terr.