Live

Fatura e rrymës i shkon me shkronja “çirilicë”, shqiptari nga veriu ka një pyetje për Kurtin: A jemi edhe ne Kosovë?

19:47 / 18 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është befasuar me faturën e rrymës që i është dërguar një qytetari shqiptar, i cili jeton në veri tw vendit.

Fatura që i është dërguar qytetarit në fjalë është me shkronja “çirilicë”.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se qytetari i ka thënë se kjo po ndodh për herë të parë.

Deputetja e PDK-së ka publikua faturën dhe pyetjet e qytetarit.

“Në këtë formë manifestohet çlirimi i Mitrovicës nga Xhelal Sveçla e Albin Kurti. Qytetari i cili ma ka dërguar këtë fatur shkruan se kjo ndodhë për herë të parë me pranu fatura me shkronja çirilice. Dhe me të drejtë shtron pyetjen “a jemi edhe ne Kosovë”?”, ka shkruar Musliu.

Shpërndaje në

U Kopjua