Live

Ferat Shala viziton familjen e Jakup Krasniqit: Kjo familje është mësuar të mos e ketë kryefamiljarin në shtëpi

21:21 / 31 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Pak orë para ndërrimit të moteve, Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vizituar familjen e ish-kryeparlamentarit dhe figurës së shquar të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ku është pritur nga Altin Krasniqi.

Në një postim të tij, Shala theksoi sakrificën dhe angazhimin jetësor të Krasniqit për Kosovën e lirë, duke vlerësuar se kjo mungesë ndjehet edhe më shumë gjatë festave.

“Kjo familje është mësuar të mos e ketë kryefamiljarin në shtëpi sepse ai kaloi krejt jetën duke qenë i angazhuar për bindjet e tij për Kosovën e lirë,” shkruan Shala.

Ai rikujtoi periudhat e vështira që Krasniqi ka kaluar: si i burgosur politik në ish-Jugosllavi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sot, në mbrojtje të luftës së drejtë të popullit të Kosovës për liri.

Ferat Shala ndau gjithashtu kujtimet personale për Krasniqin, duke theksuar ndikimin e tij si mësues në shkollë dhe më vonë si inspirim për rrugën drejt lëvizjeve ilegale dhe luftës për çlirim.

“Familja e tij duhet të jetë krenare për bashkëshortin, babain dhe gjyshin e tyre, Jakup Krasniqin, i cili është hero i gjallë i Kosovës,” përfundoi Shala. Kjo vizitë simbolike vjen në një kohë reflektimi dhe falënderimi për ata që sakrifikuan për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...