Qyteti i Ferizajt është gjallëruar këtë korrik falë aktiviteteve të ndryshme të organizuara për nder të mërgimtarëve.
Nga data 20 korrik, janë mbajtur një sërë ngjarjesh kulturore që kanë shtuar atmosferën dhe ngjyrat në qytet.
Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani, tha në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, se aktivitetet kanë përfshirë performanca të ansamblit për fëmijë, takime me biznese nga diaspora, vizita në vende turistike, si dhe promovime librash dhe ngjarje të tjera kulturore.
Këto aktivitete synojnë t’ua bëjnë më të veçantë qëndrimin mërgimtarëve në vendlindje.