Live

Ferizaj në hall, mungojnë arsimtarët e shkencave

08:20 / 05 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, për emisionin “Ora Shtatë”, bëri të ditura vështirësitë që po ka në edukimin e fëmijëve.

Ai thotë se ka mungesë të kuadrove në disa lëndë, transmeton Klankosova.tv.

“Bëhet fjalë për lëndën e matematikës, lëndën e TIK-ut dhe lëndën e fizikës. Megjithëse problemet më të mëdha i kemi në lëndën e matematikës”, tha Llabjani.

Ai shton se si komunë, janë detyruar të hapin sërish konkurs, në mungesë të këtyre kuadrove.

Shpërndaje në

U Kopjua