Napoli ka arritur të fitojë titullin e katërt të kampionit në Serie A, duke mposhtur Cagliarin 2:0 në ndeshjen e fundit të kampionatit italian. Kjo fitorja i dha Napolit titullin pas një gare të ngushtë me Interin, që ishte vendosur vetëm në xhiron e fundit.
Ky sukses është i rëndësishëm për tifozët e Napolit, të cilët festuan me pasion titullin që ka ardhur pas shumë viteve pritjeje.
Në këtë arritje të jashtëzakonshme, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka luajtur një rol të rëndësishëm.
Rrahmani ishte një ndër lojtaret kyç të skuadrës gjatë gjithë edicionit 2022/2023 dhe luajti të gjitha 38 ndeshjet e kampionatit, duke kontribuar me stabilitet dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm.
Goli i parë për Napolin në këtë ndeshje u shënua nga Scott McTominay në minutën e 42-të, ndërsa goli i dytë erdhi nga Romelu Lukaku pas një pasimi të gjatë të Rrahmanit në minutën e 51-të.
Federata e Futbollit të Kosovës ka dërguar urime për Rrahmanin, duke theksuar rëndësinë e këtij titulli dhe rolin e tij si një nga shtyllat kryesore të Napolit.
Urimi i plotë:
“Urime titulli i kampionit @Amir_Rrahmani13 🎉
Urimet më të përzemërta kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, për shpalljen kampion për herë të dytë në Serie A me SSC Napoli.
Ky sukses i jashtëzakonshëm merr një domethënie të veçantë, pasi Amir Rrahmani ishte një nga shtyllat kryesore të ekipit, duke i zhvilluar si titullar të gjitha 38 ndeshjet e këtij edicioni në Serie A, çka flet për stabilitetin, profesionalizmin dhe cilësinë e lartë të tij.
Arritjet e tilla janë dëshmi e nivelit të futbollistëve tanë dhe burim krenarie për gjithë vendin, duke shërbyer njëkohësisht si frymëzim për brezat e rinj të futbollit në Kosovë.
Të përgëzojmë me zemër, Amir! Të urojmë suksese të reja, si me klubin ashtu edhe me fanellën e Kombëtares së Kosovës në ciklin e ardhshëm kualifikues për Kupën e Botës 2026! Të priftë e mbara!”