Live

Fier: Arrestohen pesë persona për prostitucion

10:37 / 20 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Janë arrestuar pesë persona në Fier, nën dyshimin se kanë ushtruar prostitucion në një lokal.

Sipas policisë, u arrestuan tre organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, dhe dy gra nga Uganda që ushtronin prostitucion, transmeton Klankosova.tv.

Policia po ashtu bëri të ditur se janë sekuestruar shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, dy armë të ftohta dhe një automjet.

Ndryshe, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në

U Kopjua