Tashmë janë zyrtarizuar formacionet për finalen e madhe të UEFA Conference League, ku përballen Real Betis dhe Chelsea – një sfidë që premton emocion dhe futboll cilësor.
Ky është kulmi i garës së tretë më të rëndësishme evropiane për klube, dhe përballja e dy skuadrave me filozofi të ndryshme – por me ambicie të përbashkët: fitoren e një trofeu kontinental.
Të dy trajnerët kanë zgjedhur formacione sulmuese, duke sinjalizuar një duel me ritëm të lartë dhe shumë intensitet.
Chelsea synon ta rikthejë lavdinë evropiane, me trofeun e parë ndërkombëtar që nga fitorja në Champions League më 2021. Në anën tjetër, Real Betis është në kërkim të një suksesi historik në arenën ndërkombëtare – trofeu i parë evropian në historinë e klubit.
Ndeshja do të zhvillohet sonte në Varshavë të Polonisë, nga ora 21:00.
Formacionet zyrtare:
