Shqipëria do të zbresë sonte në fushë përballë Letonisë, në një sfidë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
Ndeshja pritet të jetë mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët janë të vendosur të vazhdojnë rrugëtimin drejt një kualifikimi historik, pasi deri tani nga tri ndeshje kanë vetë 5 pikë.
Letonia në anën tjetër ka marr 3 pikë nga dy ndeshje dhe kërkon të mbetet në luftë për pozitat e para, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Shqipëria dhe Letonia janë takuar pesë herë dhe rezultati i vetëm në këto përballje ishte barazimi.
Sylvinho do të mbështetet sërish te treshja Rey Manaj, Arbër Hoxha dhe Armando Broja. Ndryshimet janë në mbrojtje, ku Ivan Balliu, Ardian Ismjali dhe Marash Kumbulla luajnë nga minuta e parë.
Letoni: Zvledris, Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis, Jaunzems, Cifaniks, Seveljevs, Varslavans, Zelenkovs, Ikaunieks, Gutkovskia.