Live

Foshnja e porsalindur dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës

09:08 / 29 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës.

Një foshnje e porsalindur është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Pejës, e bashkë me të edhe nëna me gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas policisë, dyshohet se asaj i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital, transmeton Klankosova.tv.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet lidhur me rastin kanë nisur dhe rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

Shpërndaje në

U Kopjua