Live

Fushata e LDK-së hapet zyrtarisht të shtunën nga Pallati i Rinisë

16:32 / 08 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve komunale më 13 shtator nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë.

Sipas njoftimit të LDK-së, në këtë tubim do të prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave, transmeton Klankosova.tv.

“Po e nisim prapë së bashku këtë rrugëtim. Më të fortë. Më të bashkuar”, thuhet tutje në njoftim.

“Më 13 shtator, ju presim të gjithëve në Prishtinë, në hapjen e fushatës së zgjedhjeve lokale, ku do të bëhet edhe prezantimi i të gjithë kandidatëve për kryetarë të komunave. Nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë”.

“Po e nisim prapë së bashku këtë rrugëtim. Më të fortë. Më të bashkuar. LDK përgjithmonë! Shihemi të shtunën”.

Mund të jetë një imazh i teksti

Shpërndaje në

U Kopjua