Të shtunën ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025 edhe në Pejë.
Deri tani, në garë janë konfirmuar nëntë kandidatë, të cilët kanë shpalosur programet e tyre para qytetarëve.
Ndër ta, dy janë kandidatë të pavarur: Jeton Abazi dhe Gani Veselaj.
Partia Demokratike e Kosovës përfaqësohet nga Arta Nallbani, raporton gazetari Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri nga LDK, do të kërkojë edhe një mandat tjetër.
Në garë është edhe ish-kryetari i Pejës, Ali Berisha nga AAK-ja, po ashtu edhe Reshat Nurboja nga partia “Alternativa”.
Nga Nisma Socialdemokrate garon Vehbi Avdullahu, dhe nga Lëvizja Vetëvendosje, Taulant Kelmendi. /Klankosova.tv
Për më shumë detaje rreth kandidatëve, dhe agjendave të tyre, ndiqni linkun e mëposhtëm: