Live

Gareth Bale afër kalimit në Super Ligën e Kinës

10:32 / 27 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Lojtari i Real Madritit, Gareth Bale shumë shpejt pritet të ndërroj ambient.

Futbollisti nuk po e gjen veten më në ekipin e Realit dhe duket që nuk është pjesë e planeve të  trajnerit të Los Blancos Zidane.


Bale mund të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Jiangsu Sunin, ku do të mund të fitonte rreth 22 milionë euro në vit, sipas ‘Sportbible’.

Bale i ishte bashkuar Realit nga Tottenham para 6 vitesh për një shumë rekorde në atë kohë.

Shpërndaje në

U Kopjua