Live

Gashi: Askush s’ka të drejtë ta mbajë peng Kuvendin me teke politike

14:22 / 09 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng Kuvendin me teke politike, sipas tij as shumica dhe as pakicat etnike.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se është në interes afatgjatë të Kosovës që parimi i shumicës të vlejë edhe për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë.

“Siç partia e parë fiton të drejtën për të propozuar dhe obligimin për të bërë shumicë, edhe pakicat kanë detyrimin të bashkëpunojnë dhe të gjejnë kandidatin e pranueshëm”.

“ Gjykata duhet të gjykojë drejt: jo të ndërtojë precedentë bllokues, por të garantojë funksionalitetin e institucioneve. Kosova ka nevojë për institucione që punojnë, jo për kriza të prodhuara me qëllim”, shkruan Gashi, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua