Live

Gashi: Basha, përfaqësuesi më autentik i VV-së

11:15 / 28 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Dimal Basha është përfaqësuesi më autentik i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ky është një narracion që po i bëhet Dimalit nga partia e vet, e cila nuk po do me e shpërfaq anticitetin e VV-së. Mendoj që Dimali është përfaqësues autentik i VV-së dhe e tillë është Vetëvendosja, dhe populli duhet me e kuptu cila është qasja e të menduarit politik në Kosovë”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.

Sa i përket pjesëmarrjes në votimin për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, Gashi tha se duhet pyetur Hykmete Bajrami, e cila është shefe e GP-së së LDK-së.

Sakaq, ai tha se as Nenad Rashiq e “as aj tjetri”, s’kanë dallim ndërmjet vete, dhe se nuk i voton asnjërin.

Shpërndaje në

U Kopjua