Live

Gashi i dhuroi fanses 20 euro për të blerë bluzën në “Sunny Hill”

13:10 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Prishtina edhe këtë verë frymoi nën frymën e festivalit të muzikës, “Sunny Hill”.

Artistë si Miley Cyrus, Calvin Harris e Gashi, ndezën atmosferën në parkun e Gërmisë.

Reperi Gashi erdhi me plot surpriza. Ai kishte bërë të ditur se kishte nxjerrë në shitje një numër të limituar bluzash me simbolin e shqiponjës.

Një fanse e tija nuk kishte paratë e mjaftueshme për të blerë bluzën dhe reperi është kujdesur që t’a japë paratë për ta blerë.

Këtë e bëri të ditur vet reperi përmes një postimi në instastory, duke u drejtuar mediave , “Pse nuk shkruani për këtë më mirë”?

“Përshëndetje Gashi, unë isha në SunnyHill dhe ju po shisnit bluza për fansat dhe nuk kisha para dhe më dhatë 20 euro për të blerë një dhe nuk mendoj se çdo këngëtar do ta bënte këtë, kështu që unë mendoj se jeni i shkëlqyer duhet të ndjehesh krenar për veten tënde”, ka qenë mesazhi i fanses.

Shpërndaje në

U Kopjua