Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se marrëveshja e Albin Kurtit në Bruksel e Ohër është më e keqe se sa ato të Isa Mustafës e Hashim Thaçit.
“Me ardhjen e Kurtit i kemi tri marrëveshje, e kemi marrëveshjen e Thaçit të vitit 2013, e kemi Marrëveshjen e Parimeve për Hartimin e Statutit të Asociacionit të Mustafës të vitit 2015 dhe e kemi marrëveshjen e Kurtit që quhet Marrëveshja e Ohrit dhe Plani i Sekuencimit”.
“Të tria në aspektin legal, e kemi një përkeqësim të situatës në aspektin juridik sepse Kosova ka marrë obligime. Marrëveshja e Kurtit është më e keqe se marrëveshja e Thaçit dhe Mustafës në aspektin juridik dhe jep obligime shumë më shumë për Kosovën dhe krijon status juridik më të avancuar për komunat me shumicë serbe”, tha Gashi në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.