Live

Gazetari nga Brukseli tregon kur mund të hyjë në rend dite sërish heqja e vizave për Kosovën

18:03 / 23 Nëntor 2022

Nga admin

Augustin Palokaj, korrespodent i grupit Koha nga Brukseli, ka bërë të ditur se liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë sërish në rend dite pas një jave. Por, nëse nuk ka tensione në veri.

“Diplomatët pohojnë se nuk mund të thuhet se është bërë ndonjë pengesë tani. Është e pakëndshme dhe është e padrejtë sepse për 10 vjet është thënë që janë dy procese të ndara, por tani dalin arsyet për të dyshuar nëse edhe vendimi për hyrjen në fuqi pas 1 viti mund të ketë qenë i ndikuar nga ata që janë të kyçur në dialog për ta mbajtur edhe liberalizimin e vizave si një element për presion ndaj Kosovës”, ka thënë Palokaj.

“Burimet diplomatike së pari kishin njoftuar se ka kaluar teksti i vendimit në grupin e këshilltarëve për viza dhe është vendosur që sot të jetë në rend dite të Coreperit – ambasadorëve të vendeve anëtare, që të miratohet edhe formalisht pa diskutim. Më vonë në mbrëmje Presidenca Çeke e ka njoftuar vendet anëtare se e ka hequr nga rendi i ditës me arsyetimet se nuk është ideale të jetë në rend dite tani pas situatës së krijuar, por është shprehur se do të jetë në rend dite pas shtatë ditësh. Është hera e parë kur një vendim i procesit të liberalizimit lidhet me procesin e dialogut në mënyrë direkte”, është shprehur ai në KTV.

Liberalizimi i vizave për Kosovën ishte sot në rend dite në agjendën e ambasadorëve të vendeve të BE-së, por u largua si shkak i zhvillimeve në veri.

Shpërndaje në

U Kopjua