Live

Gërvalla për një vit nuk solli asnjë njohje, sot gjeti kohë t’i jap leksione BE’së

11:55 / 25 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Shefja e diplomacisë kosovarm Donika Gërvalla- Schwarz foli sërish për idenë e Ballkanit të Hapur, duke e quajtur atë si iniciativë të rrezikshme.

Këto komente ajo i bëri teksa po fliste në panelin e veçantë në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, shkruan Kosovalive.net.

“Evropa duhet që të jap përgjigje të qartë sfidave globale të sigurisë përfshirë drejtpërdrejtë Rusinë. Sipas saj BE, nuk ndërmori me urgjencë vendimin që e sanksionoi shumë ashpër Rusinë për shkak të agresinoit kundër Ukrainës dhe rolit të saj destabilues për paqen në botë”, u shpreh ajo.

Por ndonëse për një vit në krye të diplomacisë nuk i ka sjellur vendit asnjë njohje as anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare, ajo në këtë samit ka gjetur kohë ti jap leksione BE’së.

“Evropa duhet të marr mësimnga akresioni i Rusisë kundë Ukrainës dhe të jetë e bashkuar për ta kuptuar një herë e mirë se Rusia përbënë kërcenim për vetë Evropën dhe stabilitetin e sigurisë në Evropë dhe botë”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, disa muaj më parë Donika Gërvalla në një intervistë televizive kishte thënë se politikën e jashtme nuk e matë me kile të pasulit.

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, për një vit në qeveri nuk i solli vendit asnjë njohje, por përkundër kësaj tallet duke dhënë deklarata skandaloze për mos punën e saj. /Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua