Live

Gjenden mbetje mortore në Gjakovë: I përkasin listës së personave të zhdukur

14:55 / 30 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Në komunën e Gjakovës janë gjetur mbetje mortore që i përkasin listës së personave të zhdukur.

“Pas eksaminimit antropologjik dhe identifikimit përmes ADN‑së, ne do t’a informojmë familjet dhe opinionin për identifikimin”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur

Njoftimi i plotë:

Njoftim për gjetje të eshtrave (mbetje mortore) – Gjakovë, Brekoc
Sot, në Brekoc të Gjakovës, gjatë gërmimeve të kryera nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, është konfirmuar gjetja e mbetjeve mortore që potencialisht i përkasin listës së personave të zhdukur.
Pas kthimit në këtë lokacion për gërmime të mëtejshme dhe vlerësuese, ekipet tona kanë hasur në eshtra.
Pas eksaminimit antropologjik dhe identifikimit përmes ADN‑së, ne do t’a informojmë familjet dhe opinionin për identifikimin.
Komisioni dhe partnerët institucional janë të përkushtuar për trajtimin me prioritet dhe kujdes të posaçëm të kësaj çështjeje, në shërbim të familjeve të viktimave dhe për të vënë drejtësinë në vend.

Shpërndaje në

U Kopjua