Është gjetur 14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 30 maji.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar babai i saj, i cili edhe kishte raportuar për zhdukjen e vajzës së tij.
Remzi Shala, babai i vajzës që ishte zhdukur tha se Besforta është shëndosh e mirë dhe tashmë gjendet në shtëpi.