Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi i zjarrfikësve që e kanë hapur derën dhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, raporton Klankosova.tv.