Live

Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq

10:30 / 02 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një mashkull kosovar në Leposaviq, mesditen e djeshme është gjetur pa shenja jete.

Ekipet policore dhe mjekësore dolën në vendin e ngjarjes, ku u konstatua vdekja, transmeton klankosova.tv.

”Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.

Shpërndaje në

U Kopjua