Një shtetase amerikane është gjetur e pajetë të enjten në banesën e saj në qytetin bregdetar të Sarandës.
Viktima, sipas Top Channel, është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeçe. Sipas burimeve të televizionit, Chaddick jetonte prej disa vitesh në Sarandë, ku kishte blerë një apartament dhe ishte integruar në komunitetin lokal, transmeton Klankosova.tv.
Trupi i pajetë është transportuar fillimisht në morgun e qytetit, përpara se të dërgohej në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.